Genta Ismajli publikon sot gjininë e foshnjave që po pret

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Genta Ismajli është shtatzënë për herë të parë dhe po pret binjakë.

Këngëtarja kosovare e cila ka kohë që është në lidhje me biznesmenin turk, Hysein Usta, ka bërë të ditur se të shtunën do ta bëjë publike gjininë e foshnjave që është duke pritur.

Këngëtarja 37-vjeçare do ta bëjë publike gjininë, përmes një videoje të cilën do ta publikojë në kanalin e saj në YouTube, sot në ora 18:00.

Ajo ka realizuar edhe një fotosesion bashkë me të dashurin, në kohën kur ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë, derisa është shprehur se nuk ka fjalë për ta përshkruar emocionin që po përjeton.

“Jam shume e lumtur qe nesër do te ndaj me ju ne ora 18:00 ne kanalin tim zyrtar ne Youtube gjininë e fëmijëve të mi, për herë të parë një emocion që nuk gjej dot fjalë te përshkruaj se si po ndihem unë. Te faleminderit Zot  #staytuned #tomorroë #18:00”, ka shkruar Genta.

Të ngjashme