Genta Ismajli sjell pamje nga festa e “Baby Shower”

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë u bë e ditur se këngëtarja Genta Ismajli po pret binjakë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta, po presin dy fëmijë dhe thuhet se është fjalë për një djalë e një vajzë.

Ndërkohë që kjo nuk është konfirmuar akoma nga ana e dyshes, edhe pse tashmë kanë bërë disa përgatitje.

Artistja nga Gjilani së fundmi ka organizuar një ‘baby shower’ në të cilin kanë qenë të pranishëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit.

E njëjta ka ndarë disa pamje në InstaStory ku zbulon pak nga ajo që ka përgatitur dhe se si po duket kjo festë.

Krijuesja e hitit “Pranoje” ka zgjedhur një dekorim të veçantë dhe siç shihet ka kombinuar ngjyrën kafe me të bardhë.

Ajo dhe Huseyin gjatë kësaj kohe bënë të ditur se po mendojnë edhe për një dasmë.

Genta nga ana tjetër këtë kohë ka bërë një tërheqje nga muzika për t’u përqendruar më shumë në jetë private.

Të ngjashme