Këngëtarja Genta Ismajli për më shumë se tre muaj ka qenë e karantinuar në Zvicër me familjen dhe të dashurin e saj, Huseyin Usta.
Dhe duket se tashmë me lehtësimin e masave, ajo ka zgjedhur Kroacinë si destinacionin e parë për të kaluar disa ditë pushimi.
E para pak çastesh, Genta ka publikuar disa momente të bukura në ‘InstaStory’, ku u shfaq në një hotel luksoz teksa po shijonte fruta.
Ajo po vazhdon të mbetet njëra nga femrat më atraktive në estradë, përkundër se numëron vite të shumta në skenë.