George Clooney shfaqet pas aksidentit

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 13:33 | Nga

Para dy ditësh George Clooney pësoi një aksident me motoçikletën e tij, e cila për fat të mirë nuk pati një fund tragjik.

Aktori u përfshi në aksident në Sardenja të Italisë. 57 vjeçari ka qenë i angazhuar me xhirimet e filmit të tij më të ri ‘Catch 22’ kur u përplas me një makinë. Nga përplasja dëmtoi këmbën si dhe mori plagë të lehta në trup, shkruan lapsi.al

Ndërsa sot, ai është fotografuar në daljen e parë publike pas aksidentit. Ai është parë me binjakët dhe bashkëshorten teksa po kërkonte ndihmë për të ngjitur shkallët e avionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme