Georgina shtatzënë, por nuk mungon në Bernabeu

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 14:22 | Nga

Georgina Rodriguez ka qenë e pranishme në Santiago Bernabeu për ta shikuar partnerin e saj, Cristiano Ronaldo, në ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Espanyolit.

Modelja 22-vjeçarja është në pritje të fëmijës së parë me superyllin portugez, ndërsa fotografët e shfrytëzojnë çdo rast për ta fotografuar.

Bukuroshja kishte veshur një bluzë të ngushtë, xhinse dhe një pallto lëkurë gjatë pranisë së saj në tribunat e stadiumit.

Natyrisht se fokusi i fansave është te barku i Georginas, i cili është rritur, mirëpo ajo vazhdon të duket bukur.

Në stadium nuk ka munguar edhe djali i madh i Ronaldos, Cristiano Jr, i cili është fotografuar pranë modeles.

Real Madridi e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0, ndërsa të dy golat u realizuan nga Isco.

32-vjeçari është baba edhe i binjakëve që lindën në muajin qershor nga një nënë surrogate.

Georgina ka treguar se vazhdon të jetë aktive përkundër shtatzënisë, ajo ditë më parë ka publikuar një video duke vallëzuar salsa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme