Getinjo tregon arsyen se përse qëndroi në burg për disa muaj

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, numëron vite të shumta në skenë dhe përgjatë kësaj kohe ka qenë mjaft i komentuar në faqet rozë.

Ai së fundmi ishte i ftuar në emisionin “N.I.N” me Alaudin Hamitin, ndërsa krahas karrierës profesionale ka rrëfyer edhe shumë të pathëna për jetën e tij private.

Në një nga rrëfimet e jetës, artisti nga Ferizaj tregon se ka qëndruar në burg për disa muaj.

“Në vitin 2014 kam qenë në burg, kam ndenjur dy muaj. Kam pasur një dokument ilegal dhe natën e ditëlindjes ma kanë bërë surprizë, do të thotë psikologia që ka biseduar me mua gjatë muajit që kam qenë aty, më ka parë që nuk jam për aty kam qenë në energjinë që po du me ndez”, ka thënë ai.

“Unë bisedova gjatë ditës me të dhe tha se po mërzitna se nuk je për ditëlindje, dhe kur erdha më pas ke diçka ëoë”, thekson më tej 29-vjeçari.

Getinjo më tej thotë se qëndrimi në burg e ka ndryshuar si person dhe se kjo nuk është një gjë e lehtë.

“Ata që janë në burg e dinë që një javë me qenë në burg, e dinë se çka është burgu, nuk krenohem me këtë, por kam qenë. Isha në kufi me Ukrainën dhe Rumaninë”, deklaroi krijuesi i hitit “Tony Montana”.

I njëjti po vazhdon punën për projekte të reja dhe së shpejti pritet të sjellë një këngë në bashkëpunim me të vëllanë, Mozzik.

Të ngjashme