Ghetto Geasy flet për raportin me Unikkatil: Nuk e kam takuar kurrë

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi, është rikthyer në një intervistë pas një kohe të gjatë.

Ai ka folur për karrierën e tij shumëvjeçare, përçarjen e labelit Babastars e po ashtu edhe për jetën private.

Lideri i Babastars është pyetur edhe për raportin me reperin Unikkatil, pasi që janë cilësuar si rivalë që nga fillimet e tyre.

“A e ke takuar ndonjëherë kur ke qenë në Amerikë për koncerte, si ka ndodhur një keqkuptim prej rivalitetit”, ka qenë pyetja e drejtuar Selimit.

“Ne faktikisht jemi një gjeneratë, një gjeneratë në moshë pak a shumë, por unë kam filluar pak më herët. Sa ka qenë në Prishtinë, po flas për periudhën e shkollës së mesme, kemi qenë me një shkollë. Kemi pasur shokë të përbashkët që thonin se është ky ky dhe ka filluar të bëjë muzikë”.

“Unë personalisht nuk e kam njohur, nuk e kam takuar kurrë, nuk kam pasur kurrë konflikt me të. Po them se ka qenë një keqkuptim i kohës. Nuk dua që muzika një diçka që neve na ndan, muzika duhet të jetë diçka që neve na bashkon”, ka thënë mes tjerash Ghetto Geasy.

Të ngjashme