Gigi dhe Bella kyesojnë listën e veshjeve më të bukura në MTV Awards (Foto)

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Gigi dhe Bella Hadid nuk kishin sesi të mos ishin në listën e të veshurave më bukur në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards 2019”.

Dy modelet tërhoqën vëmendjen në Qendrën Prudential në Newark, New Jersey të hënën, ku u vlerësuan videot më të mira muzikore të vitit.

Të dyja ishin kombinuar me një veshje ngjyrë nude, që i bënte të dukeshin akoma më elegante.

Gigi theksonte linjat e saj të mrekullueshme, me një palë pantallona me shkëlqim, bust dhe bizhuteri ari, ndërsa Bella, kishte veshur një fustan që i nxirrte në pah muskujt e barkut.

Pas nuk mbeteshin Taylor Swift e cila kishte veshur një xhaketë-fustan me ngjyra apo Heidi Klum, me një fustan të shkurtër me temina të zeza.

Të ngjashme