Gigi dhe Zayn, përfundimisht të ndarë

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Pas shumë thashethemeve që Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë sërish për shkak të mungesës së disa postimeve të tyre në rrjetet sociale, një burim ka konfirmuar për Us Weekly se ata janë ndarë përfundimisht.

“Ata janë ndarë,” tha burimi për revistën amerikane, njofton Klan Kosova.

Deri tani thuhej se ata ishin duke dashur që të rindërtojnë lidhjen e tyre të cilën e ndërprenë edhe më herët.

Fansat dyshuan për një ndarje të mundshme kur panë postimet e tyre ku ata i mungonin njëri-tjetrit.

Gigi shkoi e vetme në një ndejë të Taylor Swift.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme