Gigi Hadid dhe Zayn Malik në pritje të fëmijës së parë

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Gigi Hadid dhe i dashuri i saj Zayn Malik janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Raporti i TMZ citon “burime familjare” ku thonë se supermodelja është shtatëzënë me 27 vjeçarin, ish-këngëtarin One Direction.

Nuk është e qartë nëse dyshja e njohin gjininë e foshnjës por të dy familjet janë të kënaqur nga lajmet.

Lajmi vjen pasi Gigi Hadid festoi ditëlindjen e saj të 25-të në fermën e familjes së saj në Pensilvani në mbyllje, për shkak të kufizimeve të krijuara për të kufizuar përhapjen e COVID-19 në SH.B.A.

Hadid dhe Malik filluan lidhjet në 2015. Ata u ndanë tre vjet më vonë, por u raportua se ishin bashkë përsëri në fund të vitit të kaluar.

Asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht shtatzëninë./EO

Gigi Hadid And Zayn Malik Expecting Their First Child?Guardian ...

Të ngjashme