Gigi Hadid kishte marrë pjesë në këto sfilata si shtatzëne

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Gigi Hadid zbulon se ajo ishte ‘tashmë disa muaj shtatzëne’ teksa u paraqit në Javët e Modës në shkurt dhe në fillim të marsit.

Gigi Hadid zbuloi se ishte disa muaj shtatzënë derisa po merrte pjesë në sfilata mode në shkurt dhe mars, shkruan DailyMail.

Supermodelja 25-vjeçare po pret fëmijën e saj të parë me ish-anëtarin e “One Direction”, Zayn Malik.

Ajo ishte ‘live’ në Instagram me Erin Parson të mërkurën, kur tregoi se ishte disa muaj shtatzënë kur u ngjit në pasarela mode.

Vajza e Yolanda Hadid qeshi me spekulimet në internet se ajo kishte botoks në fytyrë, por ishte për shkak të shtatzënisë dhe kjo gjë po i pëlqen asaj.

“Njerëzit mendojnë se kam ndërhyrë me mbushës në fytyrën time dhe kjo është arsyeja pse fytyra ime është e rrumbullakët”, tha ajo.

“Ose muaji i modës, kur isha disa muaj shtatzënë”, shtoi modelja. Gigi ndoqi javët e modës në Nju Jork, Londër, Milano dhe Paris.

Java e Modës në Nju Jork u zhvillua nga 6 deri më 13 shkurt, e pasuar nga Londra 14-18 shkurt, Milano 18-24 shkurt dhe Parisi 24 shkurt – 4 mars.

Gigi sfiloi për një sërë markash më të mira përfshirë Marc Jacobs në Nju Jork, Burberry në Londër, Versace në Milano dhe Chanel në Paris.

Muajin e kaluar, Gigi konfirmoi në emisionin e Jimmy Fallon se ajo është shtatzënë.

Të ngjashme