Gisele Bundchen tregon pse u nda nga Leonardo DiCaprio

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Gisele Bundchen ka nisur të rrëfehet për një nga lidhjet e saj më të përfolura të dashurisë.

Ish-supermodelja ka thënë se ajo e ka marrë vendimin e vështirë për t’u ndarë nga Leonardo DiCaprio pasi ajo e kishte kuptuar se ka nevojë për një ndryshim në stilin e jetës.

“Konsumimi i tepërt i duhanit, alkoolit dhe puna e tepërt ndërkohë që unë po bëhesha gjithnjë e më shumë e vetëdijshme për gjërat që kisha zgjedhur mos t’i shihja. A isha unë e vetmja që doja të bëja një ndryshim serioz derisa ai mbeste gjithmonë njëjtë? Në fund, fatkeqësisht, përgjigja ishte po”, ka thënë Bundchen për revistën Porter.

38 vjeçarja Bundchen dhe 44 vjeçari DiCaprio kanë qenë në lidhje për pesë vjet – nga viti 2000 deri në vitin 2005 – dhe kanë qenë pothuajse të pandashëm.

Madje modelja ishte bashkë me aktorin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars në vitin 2005 kur ai ishte i nominuar për rolin e tij në The Aviator – hera e vetme që DiCaprio e ka sjellë të dashurën në këtë ceremoni

Ajo tani është e martuar me Tom Brady.

Modelja me prejardhje nga Brazili ka nisur lidhjen me 41 vjeçarin Brady në fund të vitit 2006 pasi u nda nga DiCaprio – ata u martuan më pas në fillim të vitit 2019.

Bundchen dhe Brady janë bërë prindër të djalit Benjamin (9), më vonë gjatë këtij viti, derisa vajza e tyre Vivian Lake (6) ka lindur në vitin 2010.

Ata po ashtu kanë kujdesin për djalin 11 vjeçar të Brady, Jack, nga lidhja e mëparshme me Bridget Moynahan.

Të ngjashme