Gjendet e vdekur këngëtarja 28-vjeçare

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Ylli i K-Pop, Goo Hara, është gjetur e vdekur në moshën 28-vjecare, vetëm gjashtë muaj pasi tha se do vetëvritej.

Këngëtarja u gjet mbrëmjen e së shtunës në shtëpinë e saj në lagjen Gangnam’s Cheongdam. Goo sapo kishte përfunduar një turne muzikor në Japoni, i cili rezultoi tepër i suksesshëm.

Ajo u përpoq të vetëvritej në Maj të këtij viti kur u gjet pa ndjenja nga menaxheri i saj në shtëpi. Aso kohe, kishte postuar një mesazh përfundimtar në Instagram, duke shkruajtur: “Mirupafshim”.

Por më vonë u kërkoi falje fansave ndërsa po trajtohej në spital. “Më vjen keq që shkaktova shqetësime. Për sa i përket shëndetit, unë po kurohem … Unë kam qenë në agoni për disa gjëra. Por tani e tutje, unë do të ruaj zemrën time dhe do të përpiqem të tregohem e shëndetshme”, shkruajti ajo.

Goo u bë e famshme në vitin 2007 me grupin pop, Kara, i cili shijoi sukses me hitet Cupid dhe Step.

Të ngjashme