Gjendet e vdekur modelja e njohur

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 13:08 | Nga

Modelja 28-vjeçare Aline Furlan, e cila ishte zhdukur prej më shumë se dy javë, është gjendur e vdekur në Sao Paolo të Brazilit.

Trupi i modeles është gjetur pranë makinës së saj, pranë një shkëmbi.

Sipas policisë, shkaku i vdekjes së modeles mund të ketë qenë aksidenti me makinë. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia e një sulmi të mundshëm ndaj saj.

Shefi i policisë në Sao Paolo u shpreh se për momentin dyshohet për aksident me makinë, por se hetimet po vazhdojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme