Gjendet e vrarë në valixhe modelja e njohur

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Një modele ruse 24-vjeçare është gjetur vdekur brenda në një valixhe në apartamentin e saj në Moskë. Trupi i modeles Ekaterina K. ishte zhveshur dhe ishte qëlluar disa herë me thikë.

Autori i kishte prerë fytin, ndërsa hetimet janë përqendruar te vrasja për shkak të xhelozisë.

Modelja e njohur, blogere dhe një studente e shkëlqyer, e cila kishte fituar shkollimin për mjekësi, ndiqej nga rreth 80 mijë persona në rrjetin social Instagram.

Sipas autoriteteve, modelja kishte vetëm pak muaj që ishte ndarë nga i dashuri i saj 35-vjeçar dhe ishte lidhur me një burrë të moshuar 52-vjeçar.

Të ngjashme