Gjesti publikon këngën e re “HMM”

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Reperi i ri i estradës, Gjesti, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“HMM” Mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike-verore e stilit hip-hop.

Producent i këngës është Albos, ndërsa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Gjesti.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar.

Ana vizuale i është besuar produksioni XL Films.

Gjesti përndryshe numëron tashmë disa projekte të suksesshme muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

Të ngjashme