Gjiko entuziast për bashkëpunimin me Melindën: Kur ta dëgjojë Qeveria këtë këngë, do t’i hapë diskotekat

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, është në përgatitje e sipër të një projekti të një projekti të ri muzikor në bashkëpunim me reperen Melinda Ademi.

Ai ka përfunduar gjatë këtyre ditëve xhirimet e klipit, i cili duket se do të jetë mjaft veror dhe atraktiv për shikuesit.

Gjiko publikoi për ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar gjatë pushimeve, teksa në mbishkrimin e saj premtoi se kënga do të jetë në premisat e hitit.

“Kur ta dëgjojë Qeveria këtë këngë do t’i hapë diskotekat “, ka shkruar reperi nga Peja në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Gjiko përndryshe ashtu si çdo koleg tjetër po kalon një verë pa koncerte e mbrëmje muzikore, që kur u mor vendimi për anulimin e tubimit të njerëzve, si masë preventive për virusin COVID-19.

Megjithatë, vera për reperin pejan vjen plot me lajme të mira, kjo pasi ai dhe bashkëshortja e tij, Elita, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Të ngjashme