Gjiko i bie në gjunj Elitës

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Reperi Gjiko dhe prezantuesja e njohur Elita Rudi tash e sa vite janë në lidhje.

Ata u fejuan në mbrëmjen e 25 qershorit, në një ceremoni private në Prishtinë, në të cilën reperi nga Peja i ka propozuar në gjunj bukuroshes Rudi.

Duket se në vetëm pak muaj ata mendojnë edhe të martohen dhe madje do të bëhen edhe prindër.

Prezantuesja Elita Rudi është shtatzënë, sipas burimeve të Telegrafit.

Të njëjtat burime thonë se çifti kanë ndër mend të kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë në muajin shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme