Gjiko pëson aksident të rëndë me veturë (Foto)

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 15:55 | Nga

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko, ka pësuar një aksident të rëndë komunikacioni.

Aksidenti ka ndodhur në tunelin e Kalimashit, me ç’rast vetura e tij është përplasur me një kamion.

Burime të Telegrafit njoftojnë se hitbërësi i këngës “Yjet nalt” ishte duke shkuar për në Shqipëri në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Ai duhej të mbante një koncert në Velipojë.
Nga fotografitë e siguruara nga Telegrafi, shihet se vetura e tij është dëmtuar rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme