Gjiko sjell klipin e këngës “Çunat e Rrugës”

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Gjiko, ka publikuar sot (e diel) projektin e ri muzikor njëherësh të parin për vitin 2020.

“Çunat e Rrugës” mban titullin kënga e tij, ndërsa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale, me një klip mjaft të veçantë të punuar nga “Sekuencë”.

Edhe ky projekt është punuar në shtëpinë e hiteve, Redbox, nga producenti i shumë projekteve që tashmë i kanë kaluar kufijtë shqiptarë, BigBang.

Reperi nga Peja i kushtoi rëndësi mjaft të madhe kësaj kënge, bazuar në tematikën dhe rrëfimin që e sjellë.

Historia e klipi njëkohësisht e kanë bërë projektin edhe më unik, ndërsa protagonistët po ashtu i bëjnë skenat edhe më interesante.

Këngën tashmë e gjeni në kanalin zyrtar të RedBox Entertainment dhe besohet që do të mirëpritet nga publiku dhe fansat e tij të shumtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme