Gjira Kajtazi i kërkon falje publikisht Melindës

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Gjira, ditë më parë ka bërë një shkrim kundrejt artistes Melinda Ademi, një ditë pas publikimit të këngës së saj të re të titulluar “Qa din ti”.

Ajo e kishte ofenduar reperen duke ia përmendur të ëmën që i ndërroi jetë pak muaj më parë, pas paraqitjeve provokuese në videoklip.

Duke qenë se ka bërë një bujë të madhe, ajo ka kërkuar falje në një tjetër postim të publikuar gjatë ditës së sotme (e enjte).

Ky është postimi i plotë i reperes Kajtazi:
“Të jesh e fortë do të thotë edhe t’i kërkosh falje një personi kur gabon. Këto ditë kam menduar për fjalët që i kam shprehur rreth Melindës.

Melinda Ademi më vjen keq që mora të drejtën të përzihem në veprimet e tua. Nuk ka qenë qëllimi im të të lëndoj në kohën më të vështirë të jetës tënde.

Me fal nga zemra.

Ky status vjen nga bindja e veprimit tim të gabuar. Për të gjithë ata njerëz që kanë qenë pro apo kundër meje, e më kanë kërcënuar: nuk më interesojnë, nuk kanë aspak ndikim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme