Gold Ag duet me Xenin për këngën “Jam Gjakova”

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Edhe një këngë e re do të vjen në estradën muzikore shqiptare, ku do të kemi një bashkëpunim të ri.

Gold Ag është këngëtari që kohët e fundit po realizon bashkëpunime të njëpasnjëshme, të cilat rezultuan të suksesshme.

E një të tillë, reperi do ta realizoj edhe me këngëtarin e njohur gjakovar, Shkelzen Jetishin, i njohur më mirë si Xeni.

Këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes llogarisë personale në Facebook teksa ka dhënë edhe detaje rreth këngës.

“Jam Gjakova”, titullohet projekti i parë i përbashkët i dyshes, i cili do të shoqërohet edhe me një video të veçantë.

“Tekstin e muzikës e kam bërë unë, orkestrimi i Rrahman Kryeziut dhe videoklipi nga IMAGINE”, ka shkruar ndër të tjerash Gold Ag.

Ndryshe, reperi kohë më parë ka realizuar duete të tilla, si me Shyrete Behlulin e Ismet Bexhetin.

JAM GJAKOVA … Kënga më e re po vjen në bashkëpunim me bilbilin e këngës Shkelzen Xeni Jetishi.Tekst e muzikë nga unë, orkestrim nga Rrahman Kryeziu dhe videoklipi nga IMAGINE.Së shpejti … ?

Posted by Gold AG on Tuesday, November 13, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme