Gold AG ia vjedhin atletet para derës së banesës

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Reperi, Arian Agushi i njohur me nofkën “Gold AG” në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një video, ku shihet një person i cili ia merr atletët para derës së banesës së tij.

Ariani u shpreh se nëse do ia kërkonte personi që shihet në video, do ia falte.

Postimi i tij i plotë:

Ai që nuk ka i vjen marre edhe me t’lyp, po hajni asnjëherë nuk është i varfër por hajn me zanat.Nuk e kisha postu po le t’jetë e nevojshme për tjerët se dikush mund ti ket’ vetëm ato.Ramazani dikuj s’ja len shejë

Me mi pas lyp ti kisha dhon me qef , ama me marë të hujën si n’bahçe t’babës ki mundësi me marë n‘thu diku.

Edhe unë si i ri s’kom pas shumë, ama me vjedhë nuk m‘ka bo vaki.

Allahu të udhëzoftë

Të ngjashme