Gold AG: Lutuni Zotit në rehati, nëse dëshiron që ai të përgjigjet kur të jesh në vështirësi

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, është mjaft aktiv dhe ndan me fansat postime të ndryshme.

Duke qenë se është një besimtar i devotshëm dhe praktikues i fesë islame, ai shpesh publikon mesazhe me përmbajtje fetare.

Një të tillë e ka bërë edhe gjatë ditës së sotme (e diel), derisa shfaq një fotografi të vetes duke buzëqeshur.

“Lutju Zotit në rehati, nëse dëshiron që ai të përgjigjet kur të jesh në vështirësi”, është shprehur ai.

Ndërkohë reagimet në hapësirën për komente kanë qenë të llojllojshme nga miqtë e ndjekësit e 35-vjeçarit.

Theksojmë që Arian Agushi (emri i plotë) sivjet solli një sërë projektesh të suksesshme, në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime.

Të fundit projekt “Lutja e nanës” e solli pak ditë më parë në bashkëpunim me Afërdita Demakun dhe që duket të jetë përmbyllës për vitin 2021.

Të ngjashme