Gold Ag së shpejti do të vijë me një ilahi

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 14:57 | Nga

Është nga artistët më të kërkuar në mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë vendit, por për 1 muaj Gold Ag ka pezulluar të gjitha aktivitetet.
Ky është viti i tretë që reperi gjatë muajit të Ramazanit nuk mban asnjë koncert duke iu përkushtuar tërësisht agjërimit.

E kjo nuk ka të bëjë me lodhjen fizike, artisti ka një arsye shumë më të fortë që gjatë këtij muaji nuk këndon. Ndër të tjera reperi i njohur për Express Rozë tregon se si e kishte jetën vite më parë para se t’i kthehej islamit.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, reperi ka vendosur ta publikojë një ilahi tekstin e së cilës e ka shkruar duke u kthyer nga Meka. Për të dëgjuar detaje rreth kësaj liahije, klikoni në videon e mëposhtme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme