Gold AG sjell një skenë interesante nga xhirimet e klipit të ri “Sokoli”

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Reperi i skenës shqiptare, Arian Agushi i njohur si Gold AG, ditë më parë publikoi këngën e re të titulluar “Sokoli”. 

Ky projekt, i cili i kushtohet dëshmorit të kombit Naim Bekës, u mirëprit nga publiku dhe tashmë ka kaluar shifrën e 600 milionë shikimeve.

Dhe tani pak ditë pas lansimit të këngës, reperi nga Presheva ka sjell një skenë mjaft interesante nga xhirimet e videoklipit.

View this post on Instagram

A je rrëzu a s’je rrëzu ?!?!

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Fjala është për një skenë ku ai shfaqet hipur mbi një kali dhe u lë hapësirë ndjekësve të komentojnë nëse është rrëzuar apo jo.

“A je rrëzu a s’je rrëzu?”, ka shkruar krahas videos Gold AG, duke marrë reagime të ndryshme edhe nga fansat.

Klipi në të cilin bëri një përmbledhje mjaft të mirë rreth dëshmorit dhe historisë së tij i është besuar produksionit “M Production”.

Gold AG ndryshe vazhdon të jetë mjaft aktiv edhe me koncerte, duke qenë kështu sa më afër publikut dhe atyre që e admirojnë muzikën e tij. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme