Gold AG të martën lanson një tjetër këngë të re

Prishtinë | 25 Pri 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur reperi nga Presheva, Gold AG, solli projektin e ri muzikor.

Fjala është ilahinë “Era Ramazan”, të cilën e solli në bashkëpunim me Adem Ramadanin.

Megjithatë, ai duket se këtë muaj po sjell edhe një tjetër këngë të re e cila siç njofton do të publikohet më 27 prill.

“27 prill ora 18:00”, ka shkruar ai.

Arian Agushi (emri i vërtetë) nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti.

E fundit e lansuar më 13 prill për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit deri më tani ka mbledhur mbi tre milionë klikime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme