Gresa Behluli në pritje të fëmijës së saj të parë

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi, ka tash e sa kohë përflitej se do të bëhen prindër për herë të parë.

Ndërkohë, emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme “E vërtetë, e pavërtetë”, e ka cilësuar si të vërtetë lajmin në fjalë.

Gresa dhe Lulzimi janë prej muajsh në dijeni të shtatzënisë së këngëtares, ndërsa gjinia e foshnjës ende nuk është bërë e ditur.

Këngëtarja ndërkohë ka qenë mjaft e angazhuar këtë verë me interpretime nëpër dasma e ahengje të ndryshme.

Edhe në imazhet që vazhdimisht publikon në rrjetet sociale, ajo është treguar mjaft e kujdesshme që të mos tregojë barkun e saj, duke dashur ta mbajë tërësisht për vete këtë pjesë. /Telegrafi

Të ngjashme