Gresa Behluli publikon foton e parë të djalit

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Dy muaj më parë, këngëtarja e njohur Gresa Behluli u bë nënë për herë të parë.

Ardhja në jetë e djalit, Diellit, ia dha këtë epitet që i ka ndryshuar tërësisht jetën.

Mbi këta dy muaj, ajo ka reflektuar në një postim në Instagram ku për herë të parë ndan edhe portretin e Diellit bukurosh.

“Ky vit si asnjëherë tjetër më gjen me shumë netë pa gjumë, me shumë lodhje, me disa kilogramë më shumë. Me shumë sfida e pikëpyetje si nënë e re por si asnjëherë tjetër me zemër dhe prehër plot. Më gjen me një përgjigje për të gjitha pyetjet e mia: Dielli. Sa më e bukur është jeta që dy muaj me Diellin” – është shprehur ajo.

https://www.instagram.com/p/CYl8kNBoYwq/?utm_source=ig_embed&ig_rid=9124d624-a3f3-412f-9fc6-29c05ac8de87

Të ngjashme