Këngëtarja nga Shqipëria, Eni Koçi, është duke shijuar disa ditë të mira joproduktive në Turqi.
Artistja, e cila numëron mbi 700 mijë ndjekës vetëm në Instagram, po kalon një periudhë të mirë me të motrën, artisten Greta Koçi.
Të njëjtat kanë mbajtur aktiv fansat me imazhe e video të ndryshme, gjersa nuk kanë munguar disa të tilla edhe me bikini.
Meqenëse i kushtojnë një kujdes të madh linjave trupore, motrat vijnë në formë të mrekullueshme.
Ka qenë Eni ajo e cila ka publikuar disa imazhe në një palë bikini shumëngjyrëshe dhe Greta në anën tjetër solli një video me përshkrimin, “Lumturia vjen nga valët”.