Greta Koçi ndan me të gjithë “sekretin” e saj të dobësimit

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Greta Koçi prej disa kohësh është larguar nga Shqipëria dhe këtë e zbuloi vetë nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Këngëtarja aktualisht është në Austri, në Vienë, dhe këtë e konfirmoi edhe një herë gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram.

Mirëpo fansat kanë vënë re edhe një ndryshim tjetër tek Greta. Në fotot e publikuara, ajo duket shumë më e dobët dhe format trupore duken lehtësisht.

Gjatë intervistës virtuale që zhvilloi me ndjekësit në Instastory, ata i kërkuan sekretin e dobësimit.

Koçi tregoi se ka ngrënë nga pak dhe gjëra të shëndetshme e të nevojshme. Ndër të tjera, ajo zbuloi se prej një javë është bërë vegane dhe ka filluar të ndjekë këtë lloj diete që do të thotë se nuk i konsumon më produktet e mishit e as nënproduktet e tij.

Duke mos ngrënë ose më saktë duke ngrënë pak dhe gjërat e duhura. Në fakt, jam bërë vegane prej një jave dhe nuk ka gjë më të mirë për shëndetin, por sigurisht dhe për linjat e trupit”, shkroi ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme