Grida Duma zbulon politikanen e preferuar nga PS-ja

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 16:41 | Nga

As inate politike, as ndonjë xhelozi femërore nuk ia ka penguar sinqeritetin. Grida Duma, e bukura e politikës shqiptare, ka vlerësuar një tjetër politikane të re dhe të zonjën, edhe pse ajo është nga radhët e partisë kundërshtare, PS.

Deputetja e Partisë Demokratike, ka qenë e ftuar sot në programin “Wake Up” në Top Channel, ku i është kërkuar të përmendë politikanen e preferuar nga Partia Socialise dhe Grida nuk e ka shmangur përgjigjen.

Ajo ka thënë që politikania e preferuar e PS-së është Olta Xhaçka, ministrja e re e Mbrojtjes, për pak kohë dhe ministrja e Mirëqenies Sociale që Duma e ka vlerësuar për aftësinë në të folur, pikërisht një nga pikat më të forta edhe të deputetes së PD-së.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme