Gruaja e aktorit të njohur, vritet me thikë nga djali

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Gruaja e aktorit të njohur amerikan Ron Ely, i famshëm për rolin e tij si Tarzan, në mesin e viteve ’60-të, u qëllua për vdekje me thikë në shtëpinë e tyre në California, SHBA, nga djali i tyre 30-vjeçar, transmeton oranews.

Ishte një telefonatë në numrin e urgjencave 911 gjatë kësaj të mërkure, ajo që çoi në zbulimin e 62-vjeçares Valerie Lundeen Ely, të vdekur në shtëpinë e saj me disa plagë të shkaktuara me thikë.

Agjentët folën me Ron dhe identifikuan djalin e tij, 30-vjeçarin Cameron, si të dyshuar.

Ata e gjetën jashtë banesës në Hope Ranch, një kompleks shtëpish luksoze pranë Santa Barbara, në California.

Autoritetet deklaruan se i riu përbënte kërcënim për agjentët dhe katër prej tyre hapën zjarr dhe e vranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme