Gruaja e Ledri Vulës trupin si “peshk” pas lindjes

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Ajo ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, megjithatë është rikthyer mëse shpejt në formën e duhur.

Fjala është për partneren e reperit Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila njëherësh vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

E njëjta ka befasuar me postimet e fundit që ka publikuar në rrjete sociale duke vënë në fokus linjat trupore.

Meqë është vetëm pak muaj pas lindjes, bukuroshja shqiptare duket në top formë.

E veshur në një fustan dypjesësh lëkurë dhe një grim më të lehtë, Sara duket e mahnitshme.

“Veshje e bukur por a mendoni se u largova nga shtëpia?”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Sara dhe Ledri ndërkohë u bënë prindër të një vajze në dhjetor të vitit që lamë pas.

Të njëjtit janë së bashku prej disa vitesh, ndonëse akoma nuk janë martuar me ndonjë ceremoni.

Të ngjashme