Gruaja e Shefki Kuqit mori më së paku vota

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 18:31 | Nga

Xhyljeta Kuqi, një ish-miss nga Vushtrria, ka mundur të jetë deputetja më e bukur në Parlamentin e Kosovës. Por, ajo në këto zgjedhje ka dalë me “një rekord negativ”.

Gruaja e futbollistit të famshëm, Shefki Kuqi, është kandidatja me më së paku vota nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Ajo ka marrë vetëm 1117 vota, duke mos iu afruar pragut për për të fituar ulëse në Kuvend.

Kuqi është anëtare e Aleancës dhe në profilin e saj në Facebook ka dhe disa fotografi me liderin Ramush Haradinaj.

Nga PAN, keq kanë dalë dhe Violeta Dema, e cila ka marrë vetëm 1 258 vota; Manuella Koni me 1 326 vota; Mejreme Uka me 1 388 dhe Valentina Bajrami me 1 549 vota.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme