“Guns N’ Roses” refuzojnë ndërprerjen e turneut, mbajnë koncert në Meksikë

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Grupi legjendar, “Guns N’ Roses”, ka vendosur t’i kundërshtojë rregullat dhe të vazhdojë me turneun muzikor në Meksikë.

Organizatorët kanë marrë kritika të mëdha për shkak të mbështetjes së rokerëve për të vazhduar me turneun, ndërkohë që koncerti në Meksikë ishte i suksesshëm.

Bendi interpretoi repertorin e zakonshëm, ndërsa fansat mundën ta dëgjonin edhe këngën “So Fine”, të cilën për herë të fundit e kanë performuar drejtpërdrejt në vitin 1993.

Anëtarët e “Guns N’ Roses” u detyruan t’i anulonin disa koncerte në Shtete e Bashkuara të Amerikës, megjithatë ata nuk e kanë në plan t’i anulojnë koncertet e caktuara që të mbahen në Republikën Dominikane, Guatemala, Portugali dhe Ekuador.

Ndërkaq koncertet që është dashur të mbaheshin në Kili, Argjentinë, Kolumbi dhe Brazil – janë shtyrë për muajin nëntor, njofton revista Rolling Stone.

Nga ana tjetër, “Pearl Jam”, Thom Yorke, Bob Dylan, “The Who”, “Kiss”, “The Eagles”, Billie Eilish dhe shumë të tjerë, i kanë anuluar koncertet si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme