Guy Pearce si Ebenezer Scrooge

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Vepra e Dickens, “A Christmas Carol”, tashmë ka pasur aq shumë adaptime saqë shtrohet pyetja nëse dikush mund të sjellë diçka të re, ende të paparë. Steven Knight me sa duket ishte i gatshëm ta pranojë këtë sfidë pasi që sapo na u prezantua teaser-trileri i parë për versionin e tij të tregimit të famshëm të Krishtlindjeve.

Knight e shkroi skenarin bazuar në tregimin e Charles Dickens, ndërsa detyrën e regjisorit e mori Nick Murphy.

Guy Pearce shfaqet në rolin e Ebenezer Scrooge, ndërsa në teaser e shohim Fantazmën e Krishtlindjeve të kaluara në formën e Andy Serkis.

Sipas pamjeve të para, Knight e ka errësuar më tej tregimin e tij, dhe duket se ishin pak më të lirë në adaptimin e tregimit, duke kyçur elemente të reja për ta bërë versionin e tyre më interesant, shkruan KOHA Ditore. Tregimi moral i Dickens ka kuptime më të thella, dhe si duket Knight dhe Murphy kanë vendosur t’i hulumtojnë ato më mirë.

Joe Alwyn, Stephen Graham, Jason Flemyng, Johnny Harris dhe Charlotte Riley janë gjithashtu pjesë e kësaj miniserie trepjesëshe, e cila do të shfaqet në ekranet e vogla gjatë Krishtlindjeve të sivjetme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme