Guy Ritchie i rikthehet stilit të gangsterëve

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Fansave të filmave të Guy Ritchie me siguri u ka hyrë në zemër pas filmave Lock, Stock and Two Smoking Barrels dhe Snatch, ndërsa shumica e lidhin emrin e tij me filmat rreth Sherlock Holmesit, në të cilët luan Robert Downey Jr.

Regjisori gjatë viteve të fundit po merret më shumë me filma komercialë. Përveç dy filmave rreth Sherlockut, ai i bëri edhe filmat The Man from U.N.C.L.E., King Arthur: Legend of the Sword dhe Aladdini i sivjetshëm, shkruan KOHA Ditore. Por si duket me filmin e ri, Ritchie po i kthehet formës së tij origjinale.

Ka mbërritur trileri i parë për filmin The Gentleman dhe ai na paralajmëron një ngjarje të shpejtë të mbushur me grindje, dialogë interesantë dhe shumë aksion – krejtësisht në stilin e Ritchiet.

Aksion komedia e sjell historinë për emigrantin amerikan Mickey Pearson (Matthew McConaughey), i cili e ndërton një perandori shumë fitimprurëse të marihuanës në Londër. Kur dëgjohet se Mickey po largohet nga bota kriminale përgjithmonë, fillon një valë e konspiracioneve, komploteve, mitës dhe shantazheve me shpresën që t’ia marrin perandorinë.

Kasti drejtohet nga McConaughey ndërsa pjesa tjetër e kastit të yjeve përbëhet nga Charlie Hunnam, Henry Golding, Michelle Dockery, Jeremy Strong, Eddie Marsan, Colin Farrell dhe Hugh Grant.

“The Gentleman” do të duhej të shfaqet në kinema në fund të janarit 2020.

https://www.youtube.com/watch?v=q_vho_EFNvQ

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme