Gwen Stefani thotë se i dashuri i saj është edhe një mik i ngushtë për të

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Gwen Stefani, ka treguar se ka mundësi që të rikthehet në jurinë e kompeticionit “The Voice”.

Stefani tha se deri tani nuk ka komentuar asgjë për çështjen e largimit të Adam Levine nga “The Voice”.

“Adam është personi i parë që më ka shtyrë mua të bëhem pjesë e “The Voice”, kam qenë e shokuar kur kam dëgjuar për largimin e tij nga juria”.

Stefani ka në emisionin “The Talk Tuesday” ka thënë që i dashuri i saj është një shok i ngushtë për të dhe se me padurim pret që të jenë sërish bashkë në jurinë e “The Voice”.

“Do të jetë për të qeshur, jam e ngazëllyer. Blake edhe pse është i dashuri im, unë e kam atë një shok të ngushtë”.

“Më pëlqen të punoj me të, në “The Voice” unë jam takuar me të”, ka thënë Stefani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme