Gwyneth Paltrow thotë se nuk e mendonte asnjëherë se do të divorcohej nga Chris Martin

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Gwyneth Paltrow po hapet për ato që mësoi dhe fitoi nga divorci i saj.

Gjatë një paraqitje në emisionin e Anna Faris Unqualified, Paltrow tha se ‘kurrë nuk do kishte dashur të ndahej’ nga Chris Martin, ish-burrin e saj prej 11 vitesh.

Çifti u martuan në vitin 2014, gjersa u ndanë zyrtarisht në 2016.

“Unë kurrë nuk do të kisha dashur të divorcohem”, i tha ajo Faris, për Harper’s Bazaar. “Unë kurrë nuk do të kisha dashur të mos isha martuar me babanë e fëmijëve të mi”.

Dyshja kanë qëndruar afër dhe kanë një vajzë 16 vjeçare, Apple dhe një djalë 14 vjeçar, Moses.

Gwyneth theksoi se ndarja me Martin çoi në një marrëdhënie të shëndetshme me bashkëshortin e saj aktual, shkrimtarin Brad Falchuk.

“Unë kisha mësuar më shumë për veten time përmes atij procesi nga sa mund ta imagjinoja”, tha ajo. “Dhe për shkak se u përqëndrova në llogaridhënie, atëherë isha në gjendje të gjeja njeriun më të mahnitshëm dhe të ndërtoja diçka që nuk kam pasur kurrë më parë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme