“Gylseren” akuzon “Xhihanin” për dhunë

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 13:56 | Nga

Fillimisht konflikti mes tyre thuhej se nisi për shkak të një puthjeje të programuar në skenar, por historia e dy aktorëve të njohur e të dashur për publikun është më e komplikuar, aq sa ka arritur në largimin e aktores nga seriali dhe në zhvillimin e saj si një çështje gjyqësore.

Bëhet fjalë për Nurgul Yesilcay të njohur si Gylseren dhe Erkan Petekkaya të njohur si Xhihan nga seriali i suksesshëm në Shqipëri dhe jo vetëm, “Fate të kryqëzuara”. Në një intervistë aktorja ka folur për herë të parë pas largimit nga seriali, për situatën e krijuar. Siç thotë dhe vetë ajo, ka vendosur të ngrit zërin ndaj presionit dhe akuzave që ka marrë gjatë xhirimeve nga aktori, por edhe nga regjisori

“Meshkujt mendojnë se kanë gjithmonë të drejta mbi gjithçka. Madje edhe të të ulin edhe të të poshtërojnë. Por, ama, ti me maskilizmin tënd s’mund të ulesh kurrë imazhin tim femëror”, ka thënë ajo duke iu referuar partnerit të saj në film Xhihan.

Përveç fakteve kur i është ushtruar presion, aktorja ka treguar se ka pasur raste që ai ka ushtruar mbi të edhe dhunë psikologjike. E gjetur në këtë gjendje, ku mbizotëronte fuqia mashkullore, aktorja ka dashur të tërhiqej nga seriali, por ka qenë atëherë pikërisht momenti kur ata i kanë ushtruar më shumë presion. “Nëse diskuton me ndonjë nga seti për këtë që po diskutojmë këtu, ne kemi miq shumë gazetarë. Kjo s’do të jetë një reklamë e mirë për ty”, bëhet e ditur se i kanë thënë disa nga pjesëtarët e setit.

“U shokova, po qeshja nga situata e krijuar. Të mos flas? E përse duhet të mos flas? Martesa ime mbaroi për vetë faktin se unë nuk dija të shprehesha me fjalë. Gjerat ndryshuan, por kur ky njeri filloi të hidhte fjalë për mua lart e poshtë”, ka thënë ajo.

Gjithashtu mësohet se pas gjithë këtij konflikti Erkan është shprehur i hapur për të rënë në një konsensus me aktoren, por kur ajo e ka kontaktuar për të arritur këtë gjë, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ana e tij. Kujtojmë se i gjithë konflikti ka nisur nga një puthje në skenar. Aktori nuk e ka pranuar dhe ka kërkuar që të shtyhet kjo skenë, ndërkohë që vetë Nurgul është surprizuar nga ky vendim, pasi beson që çdo gjë e zbatuar pas skenarit i shërben pozitivisht serialit.

Ngacmime të tipit “Sa merak e paske që të puthemi. Ty s’të shkon për shtat të kërkosh skena të tilla”, kanë qenë ato që e kanë bërë aktoren mos durojë dot presionin dhe të largohet nga seriali duke zbuluar realitetin mbrapa kamerave.

Akuzat e saj, sigurisht që nuk janë pritur mirë nga aktori, i cili ka hapur menjëherë çështje gjyqësore për ofendim në emër të tij. Nëse Nurgul provohet se është fajtore, këto akuza të ngritura ndaj kolegut të saj mësohet se mund t’i kushtojnë deri në tre vite burg.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme