Hailey Bieber shihet në Malibu, shkëlqen me veshjen në të zezë

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur, Hailey Bieber, kohëve të fundit shpesh është parë duke shëtitur.

Kësaj radha ajo u shfaq në Malibu, derisa e gjithë vëmendja e audiencës ishte tek ajo, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja kësaj radhe ishte e veshur e gjitha në të zeza, derisa maska mbrojtëse që mbante ishte portokalli.

Aksesorët nuk munguan për këtë paraqitje, derisa u pa me një qafore dhe vathë që shkëlqenin tejet shumë.

Gjithmonë çdo dalje e saj komentohet për të mirë, pasi modelja mundohet që të kurojë secilin detaj në dukje.

Së fundmi ajo ka qenë edhe figura e disa magazinave, përfshirë edhe modele në linjën e re të veshjeve të ‘Ivy Park’ nga Beyonce. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme