Hailey shfaqet me poza në krah të Justin Bieber

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme (e diel) çifti i njohur, Hailey dhe Justin Bieber kanë kaluar kohën së bashku.

24-vjeçarja përmes rrjetit social Instagram ka ndarë disa imazhe, me të cilat ka joshur 40.8 milionë ndjekësit e saj, shkruan Daily Mail.

Dyshja shiheshin të afërt së bashku, teksa të njëjtat fotografi janë realizuar nga shtëpia e tyre luksoze.

Justin ishte i veshur në mënyrë sportive, ndërsa më shumë tek ai dominonte ngjyra e bardhë.

Në anën tjetër, Hailey ishte më elegante, ku bluza e shkurtër i theksonte modeles barkun e sheshtë dhe jo vetë.

Palët shpesh po shihen edhe në publik, derisa shëtitjet në vende të ndryshme për ta janë shpeshtuar kohëve të fundit.

Sidoqoftë kësaj, është thënë edhe se çifti së shpejti do të bëhen prindër, aludime të cilat i ka hedhur poshtë Hailey.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme