Hailey tha se u ndje inferiore ndaj shoqeve Kendall dhe Gigi

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Edhe Hailey Baldwin mund të ndihet e pasigurt kur është e rrethuar me supermodele.

Kohët e fundit ka treguar hapur në lidhje me atë se si ndihej “inferiore” nga mikeve të saja modele si Kendall Jenner dhe Gigi e Bella Hadid.

“Depërtimi im në industrinë e modelimit ka qenë i ngadaltë dhe mua më është dashur të mësohem me këtë fakt”, tha ajo në një intervistë për Vogue Australia.

“Unë jam më e shkurtër se shumica e vajzave. Edhe pse jam 1.71 m, nuk jam vajzë sfilatash dhe për këtë shkak jam ndjerë plotësisht inferiore ndaj sisa shoqeve të mia. Shikojeni Kendall, Gigin dhe Bellan… janë të gjata dhe pjesëmarrëse në secilën sfilatë”.

Baldwin, e cila deri më tani ka qenë në disa kopertina të revistër Vogue, tregoi se kishte raste kur disa profesionistë të industrisë së modës i thonin se nuk do t’ia dilte si modele.

“Për një kohë të gjatë, ishte një pjesë e imja që nuk e dinte nëse do ta kisha karrierën që e doja pa bërë sfilita. Takoja shumë njerëz, si regjisorë që më thonin: ‘Nuk e mendojmë se ajo është modele e vërtetë”.

Megjithës bukuroshja ka qenë pjesëmarrëse në sfilita për Jeremy Scott, Off-White, Tommy Hilfinger dhe shumë të tjerë, vetën e ka gjetur në fusha të tjera të industrisë në mënyrë që të depërtojë.

“Në fotografi nuk dukem e shkurtër. Jam krenare për veten që po e ndërtoj karrierë më komerciale e cila ka pasur sukses dhe kam besim në të”.

“Kam udhëhequr emisione, kam bërë fushata të mëdha amerikane dhe një grumbull gjërash të tjera që më kanë pëlqyer vërtet. Ndonjëherë ndihem sikur ende po e gjej korsinë time, por tani e di se jam duke shkuar në drejtim të duhur”, u shpreh bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey.

Të ngjashme