Hapen zyrtarisht “Javët e Frankofonisë” në Kosovë

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 13:29 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Tradita “Javët e Frankofonisë” është një kulturë disavjeçare që bën së bashku njerëzit të cilët e duan gjuhën franceze. Kjo javë shihet si një mundësi e mirë për të rinjtë që të njoftohen me vlerat e vendeve frankofone.

Kështu u tha në një konferencë për medie me rastin e hapjes së “Javëve të Frankofonisë” ku morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi dhe ambasadorët e vendeve Frankofone në Kosovë.

Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se anëtarësimi i Kosovës në familjen frankofone po dëshmohet se është një fat e privilegj për kosovarët.

“Meqë përveç tjerash jemi bërë pjesë e një organizate e cila udhëhiqet prej  parimit e vlerave të larta civilizuese, shoqërore dhe demokratike. Rreshtimi i institucioneve të Kosovës përkrah ambasadës së Francës dhe shteteve tjera frankofone përmes aktiviteteve të përbashkëta kulturore artistike është dëshmia më e mirë e miqësisë sonë të thellë dhe familjes tonë me frankofoninë”, u shpreh ajo.

Dumoshi theksoi se Ministria e Kulturës do të vazhdojë bashkëpunimin me Ambasadën e Francës në Prishtinë. 

Për rëndësinë e njohjes së të rinjve me gjuhën dhe kulturën franceze ka folur edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca cili tha se “Javët e Frankofonisë”, janë mundësi e mirë që të rinjtë të njihen me një univers të pafund të vlerave që i kanë shoqëritë e vendeve frankofone.

“Ta ushqejmë dashurinë për kulturën frankofone në përgjithësi. Gjithashtu është një  mundësi e mirë për të njoftuar të rinjtë me një univers të pafund të vlerave që i kanë shoqëritë e vendeve frankofone. Kosova në vitin 2014 hyri në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, kurse më 2018 ne ngritëm statusin tonë, në atë të anëtarit”, tha ai

Konjufca tha se qeveria e re po punon për rritjen e angazhimit për promovimin e gjuhës frënge dhe vlerave frankonofone në Kosovë. Sipas tij , kjo shprehet me rritjen e subvencionit prej 10 për qind që e bën ministria e punëve të Jashtme për Aleancën Franceze

 “Kosova e rikofirmoi përkushtimin e vet edhe në promovimin e vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë,  të drejtave  të njeriut dhe respektimit të diversitetit sidomos të atij gjuhësor. Qeveria e re e Kosovës e ruan këtë përkushtim dhe po punon për rritjen e angazhimit të Kosovës për promovimin e gjuhës frënge dhe vlerat frankofone në Kosovë. Kjo shprehet edhe me rritjen e nivelit të subvencionit që po i jepet Aleancës franceze pra një rritje prej 10 për qind që e bën Ministrinë e Punës së Jashtme së bashku me atë të kulturës  dhe ambasadat frankofone në Kosovë partneritetin kyç në organizmin e aktiviteteve që kanë për qëllim promovimin e frankofonisë në Kosovë për gjatë gjithë vitit e shohim frankofonin si një platformë shumë e  rëndësishme e bashkëpunimit shkëmbimit dhe dialogimit edhe me 87 shtete tjera anëtare të  kësaj organizate nga pesë kontinentet”, tha Konjufca

Konjufca ka thënë se qëllim mbetet forcimi i mësimit të gjuhës franceze.

“Ne jemi të përkushtuar që në të ardhmen së bashku me organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë të jemi nikoqir të një ngjarje të tillë të nivelit ndërkombëtar. Një ndër qëllimet tona mbetet forcimi i mësimit të gjuhës frënge dhe ngritja e njohurive tona mbi kulturën frankofone në përgjithësi. Prezenca më e madhe  e gjuhës frënge dhe promovimi i vlerave të frankofonisë  përkon me ambiciet e Republikës së Kosovës edhe për integrimet tona në bashkimin evropian si dhe anëtarësimet e ardhshme në organizatat ndërkombëtare si dhe me vendosjen e zhvillimit dhe bashkëpunimit me të gjitha vendet e hapësirës frankofone”, u shpreh ai.

Ambasadorja Marie Christine Butel tha se shpreson në një  angazhim më të madh për gjuhën frënge sidomos nga të rinjtë kosovarë

“Kjo është arsyeja e manifestimeve t’i tregohet diversiteti i kulturave frankofone Qëllimi është promovimi i muzikës, kemi një koncert me 30 mars.  Po ashtu promovimi i të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, promovimi i gjuhës frënge me konferenca të ndryshme, letërsisë , poezisë. Do të kemi aktivitete të ndryshme”, tha ajo

Ndërsa, Natasha Gomes, nga ambasada e Luksemburgut në Kosovë, tha se “Javët e Frankofonisë” nuk ka të bëjë vetëm me gjuhët, por edhe për konsolidimin e paqes, e të drejtave të njeriut.

“Sivjet do të japim një theks të veçantë për të drejtat e grave, ato ende nuk gëzojnë të drejtat e tyre, diskriminimi gjinor nuk mund të pranohet në vitin 2020”, u shpreh ajo

This image has an empty alt attribute; its file name is glauku.png

Të ngjashme