Hapet Aurela Gaçe se desh plasi – kjo është e vetmja gjë që e donte në fizikun e saj dhe s’e ka

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Nuk do donte as buzë më të fryra e as gjatësi më të lartë trupore, përpos një palë vetullave të plota dhe për këtë i ka pazur zili gjithë jetën vajzat që kanë gëzuar vetulla natyrale të bukura.

Këngëtarja e famshme Aurela Gaçe e ka bërë këtë deklaratë në profilin e saj në Instagram, se janë vetullat që i ka dashur gjithmonë t’i ketë më të plota.

“Ka dicka që do doja por s’e kam. Jo nuk është gjatësia, sepse s’e kam ndjerë kurrë se më është dashur, as me taka. Nuk është parakolpi shumë dëshiruar nga bota e as flokët e gjata sepse atë e kemi në dorë kur të duam. Vetulla, vetulla është ajo që më bën të them ahhhh… I kam zili femrat me vetull të plotë e natyrale. E thashë më se Plasa”, ka shkruar në Instagram Aurela Gaçe.

Të ngjashme