Haradinaj tregon muskujt

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 11:01 | Nga

Se kryeministri i Kosovës u kushton rëndësi të veçantë ushtrimeve fizike kjo tashmë dihet botërisht.

Ushtaraku i pasionuar pas arteve marciale s’e ka tradhtuar zakonin e tij të vjetër të stërvitjes as pas marrjes së postit të udhëheqësit të qeverisë.

Madje, përmasat muskulore veç i janë rritur Haradinajt.

Të paktën kështu duket në një foto të fundit të postuar në Instagram nga një mik i tij.

Menaxheri i Zone Club, Petrit Kollokoqi, ka publikuar foto me Haradinajn, ku kryeministri shihet tek pozon si  “bodybuilder”.

“T’u fiskulltu për çashtjet e mramta. A ka kush që çon ma ron?”, thuhet në përshkrimin e fotos.

@petritkllokoqi - Petrit Kllokoqii👨 | Tu Fiskulltu per Çashtjet e mramta . A ka kush qe qon ma Ron 💪🏼#RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme