“Harmonia e thyer” e skulptorit nga Kosova zë vend në Izmir

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 15 tetor – “Harmonia e thyer” është titulli i veprës së Butrint Morinës që zë vend të përhershëm në Izmir të Turqisë.

Një gjë e tillë vjen si rezultat i pjesëmarrjes së skulptorit nga Kosova në Simpoziumin Ndërkombëtar të Skulpturës në këtë qytet. Edicioni i shtatë i kësaj ngjarjeje, e cila ka nisur më 15 shtator dhe do të përmbyllet sot, pos tij si i vetmi nga Kosova, ka bërë bashkë edhe shtatë skulptorë nga vendi nikoqir, si dhe nga Holanda, Rumania, Italia e Bjellorusia.

Skulptura e Morinës, “Broken Harmony” (“Harmonia e thyer”) bashkë me skulpturat e pjesëmarrësve të tjerë të realizuara gjatë kësaj periudhe, në ditët në vazhdim do të ekspozohet në një nga hapësirat publike të qytetit të Izmirit. Ky është vendi i radhës, në të cilin stacionohet një vepër e tij. Së fundmi një tjetër skulpturë e artistit nga Klina është vendosur në Kinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme