Harry dhe Meghan shkarkojnë nga puna stafin 15-anëtarësh duke lënë të kuptohet se nuk do të kthehen më në Mbretërinë e Bashkuar

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Princi Harry dhe Meghan Markle ua kanë ndërprerë kontratat stafit 15-anëtarësh në Londër në periudhën kur po largohen nga jeta mbretërore.

Sipas Daily Mail, çifti i famshëm po e mbyllin zyrën e tyre në Pallatin mbretëro të Buckinghamit, ndërsa ekipi është njoftuar në muajin e kaluar se do ta largohen.

Një burim ka thënë për mediumin britanik se një pjesë e punëtorëve do të ristrukturohen në pozita të tjera brenda familjes mbretërore, derisa disa të tjerë konsiderohen tepricë.

Një zëdhënës i Pallatit mbretëror ka thënë se nuk mund ta komentojë këtë situatë deri në një njoftim zyrtar.

Në ndërkohë, Meghan dhe bashkëshorti i saj janë duke jetuar në Kanada së bashku me djalin e tyre Archie Mountbatten-Windsor, ndërkohë që kanë vendosur të largohen nga pozitat e tyre në familjen mbretërore. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme