Harry dhe William i festuan me bashkëshorte Krishtlindjet

Prishtinë | 26 Dhj 2018 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Ka tash e sa ditë që ndër lajmet më të diskutuara në Angli vazhdon të jetë aludimi se në familjen mbretërore ka përçarje mes kunatave.

U përfol madje se Kate Middleton dhe Meghan Markel nuk do ta festonin së bashku festën e Krishtlindjeve.

Çiftet mbretërore: Princ Uilliam dhe Kate Middleton, dhe Princ Harry me Meghan Markle (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, kjo rezultoi të jetë e vërtetë, dhe një spekulim i tillë u hodh poshtë edhe nga vet Pallati Mbretëror.

Dy çiftet e familjes mbretërore u prezantuan së bashku të lumtur në ditën e Krishtlindjeve, në Kishën e Maria Magdalenës në Sandringham në Angli.

Kjo festë ka shënuar njëherësh edhe herën e parë që Princi Harry dhe aktorja Meghan Markle, e kanë festuar si të martuar festën e Krishtlindjeve.

Buzëqeshja në fytyrat e tyre la të kuptohet se mes familjes ka lumturi, dhe jo përçarje.

Princi William me Kate Middleton iu bashkuan Harryt dhe Meghanit Meghan në kishë, për të kryer ritet para festës.

Ndërkohë, mediat spekulonin se dy vëllezërit mbretërorë kishin paraparë t’i festonin Krishtlindjet në lokacione të ndryshme – gjë e cila nuk ndodhi.

Kështu, ata festuan për herë të parë Krishtlindjet së bashku si dy çifte zyrtare të Mbretërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme